0.8 C
Skopje
E shtunë, 17 Janar, 2026

Grubi dhe Xhaçka bashkëbiseduan për rrugën e përbashkët europiane

Zëvendëskryeministri i parë Grubi sot ka mirëpritur ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Lexo statusin e plotë të Grubit:

Kënaqësi të bashkëbisedoja sot mbi rrugën e përbashkët europiane të vendeve tona, procesin e reformave dhe sfidat e zhvillimit të mëtejshëm progresiv me ministren e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka.

Potencuam rëndësinë e momentumit në të cilin ndodhet mbarë rajoni dhe mundësinë historike që nuk duhet lëshuar për të realizuar sa më shpejtë aspiratën tonë të integrimit.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë, zgjidhja e kontestit Kosovë-Serbi dhe përforcimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore janë kapitulli i domosdoshëm që duhet shkruar me shumë kujdes dhe përgjegjësi për të ardhmen e sigurtë dhe progresive.

Bashkë për 🇪🇺!

Të ngjajshme

Të fundit