Zv/kryeministri aktual, Artan Grubi sot ka marrë pjesë në festën kombëtare kroate nga ku është shprehur se Kroacia është një vend mik i yni, shkruan POPULLI.mk
Statusi i plotë:
“Kroacia është vend mik dhe përkrahës i madh i vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Në festën kombëtare kroate takova shumë miq ndërkombëtar me të cilët këmbeva mendime mbi Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë si dhe ndryshimeve kushtetuese për integrim europian.
Vendi jonë nuk ka alternativë tjetër pos respektimit të marrëveshjeve vendore dhe ndërkombëtare dhe partneritetit të plotë me Europën dhe Amerikën.”, ka shkruar Grubi.
