36.8 C
Skopje
E diel, 23 Qershor, 2024

Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, organizuar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në pjesëmarje të përfaqësuesve të lartë nga vendet e rajonit.

Grubi në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarësve, tregoi kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, duke krahasuar situatat nga viti 2001 e deri në arritjet e viteve të fundit.

Më tej theksoi se Marrëveshja e Ohrit vendosi standardet e përfaqësimit të drejtë dhe të garantuar institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, teksa shtoi se synimet e brezave të dikurshëm që dukeshin ëndrra, sot po i gëzojnë me të drejta të plota më bashkëkombasit e tyre edhe shqiptarët.

Duke u bazuar në statistika konkrete, foli për përfaqësim të drejtë institucional të shqiptarëve, shkollimin në gjuhën amëtare, hapjen e universiteteve në gjuhën shqipe e poashtu dhe avancimit të dialogut social, raste këto që i shprehi si suksese që mund të u shërbejnë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të ngjajshme

Të fundit