31.8 C
Skopje
E diel, 16 Gusht, 2026

Grubi: Mos e lëshoni mundësinë e punësimit në Bechtel & Enka

Zv/kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka bërë thirrje edhe njëherë për të gjithë ata që duan të punojnë. Bëhet fjalë për 2,000 vende pune në “Bechtel&Enka”.
Ky është statusi i plotë:
ARTAN GRUBI: “2000 vendet e reja të punës në Bechtel & Enka, janë mundësi që nuk duhet lëshuar!
Vazhdoni të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në hr@beuk.mk!
Nga dita e djeshme (17.10.2023) vazhdon prezantimi i profileve dhe kritereve të punësimit në Bechtel&Enka edhe në Sheshin Skenderbeu, Sheshin Maqedonia dhe Capitol Mall në Shkup, proces që do të zgjasë deri më 30 tetor.
Ju ftoj të gjithë të vizitoni këto pika të prezantimit, të informoheni rreth mundësive dhe të aplikoni duke përfituar në aspektin profesional dhe duke u bërë kontribues direkt në realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D.”