23.8 C
Skopje
E shtunë, 3 Tetor, 2026

Sami Morina zgjidhet kryetar i OEMVP

MBAHET KUVENDI I VI-TË ZGJEDHOR, OEMVP ME UDHËHEQJE TË RE PËR KATËR VITET E ARDHSHME

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në përputhje me nenin 14 të Statutit të OEMVP-së, organizoi Kuvendin e VI-të Zgjedhor, me ç’rast u zhvillua procedura statutore për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Odës për mandatin e ardhshëm.

Në Kuvendin zgjedhor morën pjesë anëtarët e rinj të Kuvendit të OEMVP-së, të Këshillit Drejtues dhe të Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa të pranishëm ishin edhe Kryetari i Nderit z. Xhemail Dauti, Drejtori ekzekutiv i OEMVP, z. Durim Zekiri dhe ish Kryetari i FEMSH, z. Nagib Fejzi.

Në kuadër të këtij procesi zgjedhor, Kuvendi zgjodhi Kryetarin e ri të Këshillit drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Sami Morina, i cili do të udhëheqë institucionin gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.