RMV do të ketë shumë përfitime nga ndërtimi i Korridoreve 8 dhe 10D, rritje ekonomike mbi 2%, infrastrukturë më e mirë, po ashtu është Korridor i NATO-s, ka thënë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin “Mrezha”.
“Unë e konsideroj këtë një korridor të NATO-s, sepse imagjinoni sa më lehtë do të ishte logjistikisht të ndihmonim Ukrainën nëse do të kishim Korridorin 8 dhe lidhjen nga deti Adriatik në Detin e Zi dhe Ukrainën dhe të ndihmonim popullin ukrainas. Kjo konfirmohet nga NATO se është thelbësore të ndërtohet Korridori 8. Maqedonia ka dalje të lirë në det në Durrës dhe një port i thatë do të ndërtohet në Strugë, të gjitha kontigjentet e destinuara për në Maqedoni nuk do të doganojnë në Shqipëri, por në Maqedoni, Shqipëria na jep daljen në det falas”, ka thënë Grubi.
