Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm në Konferencën jubilare kushtuar 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë.
Nder dhe kënaqësi të isha sot pjesë e Konferencës jubilare kushtuar 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj dhe nën organizimin e Akademive të Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Retrospektivë frymëzuese e punës intelektuale mbarëkombëtare për ruajtjen dhe unifikimin e gjuhës sonë, rrugëtim për të cilin në fjalimin tim potencova që nuk mund ti shkëputen edhe proceset jetike të realizuara të zyrtarizimit, institucionalizimit të saj në Maqedoninë e Veriut, si dhe ato të bashkëpunimit kombëtar për përdorimin e një alfabeti të unifikuar.
Mbi këtë progres të shënuar deri më tani, mbetemi të fokusuar në sfidat e rradhës që kërkojnë bashkëpunim të intensifikuar kombëtar për të avancuar mekanizmat e ruajtjes së gjuhës sonë nga ndikimet e dëmshme të globalizmit gjuhësor.