Nuk e shoh veten si kryeministër i ardhshëm, nuk besoj se jam kryeministri i ardhshëm dhe në fakt e di që nuk jam kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi Zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik, Artan Grubi në deklaratën e sotme për mediat.
I pyetur se kush do të jetë realisht kryeministri i ardhshëm, Grubi tha se sipas marrëveshjes së koalicionit, kryeministrin e ardhshëm duhet ta propozojë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa beson, siç tha, se të gjithë deputetët do ta mbështesin kandidatin e ardhshëm ose mbështesin kandidaten e ardhshme.
