9.8 C
Skopje
E premte, 19 Prill, 2024

Grubi publikon dy pika të realizuara nga programi zgjedhor

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka bërë të ditur për opinionin për dy të arritura të cilat kanë qenë pjesë e programit zgjedhor të BDI-së.

Lexo më tepër:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kaluam informacion të rëndësishëm për realizim të programit tonë zgjedhor. Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve do të zgjeroj veprimtarinë shkencore dhe kërkimore në disa qytete, edhe atë:

-Hapja e Departamenteve për kordinim me qendrat rajonale për trashëgimin kulturor,

-Departament i institutit në Kërcovë ‘’Nëna shqiptare’’,

-Departament i institutit “Qiriazi” në Manastir.

Janë siguruar hapësira në komunën e Kërçovës në objektin e ish komunës së Zajazit, në Manastir do të sigurohen hapësira në objektin e Muzeut të Alfabetit. Edhe një realizim i madh programor!
*****************
Realizimi i Programit tonë zgjedhor në fushën e kulturës vazhdon të zbatohet edhe në praktikë.

Pas themelimit të teatrit muzikor në Tetovë, me kërkesë të artistëve dhe me iniciativë të deputetëve të BDI-së, sot në seancën e Qeverisë sollëm vendim për themelimin e Institucionit kombëtar “Galeria në Gostivar” me seli në Gostivar, pjesë e programit tonë zgjedhor.

Ky institucion themelohet për promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Pollogut, ndërsa mjetet e punës dhe ato financiare do të sigurohen përmes ministrisë së Kulturës dhe buxhetit shtetëror.

Të ngjajshme

Të fundit