7.8 C
Skopje
E diel, 15 Shkurt, 2026

Grubi: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët, Lavdi!

Sot me 16 shkurt po bëhet kujtimi mbi fillimin e luftës së drejtë të UÇK-së dhe rënia e dëshmorit Muzafer Xhaferi. Me këtë rast, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i shoqëruar nga ministra dhe funksionarë të tjerë kanë bërë homazhe tek Monumenti memorial i Shqiponjës në Çair.

Në Monumentin Memorial të Shqiponjës në Çair evokuam sot kujtimin mbi 16 shkurtin e vitit 2001, fillimin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe rënien e dëshmorit të parë të kauzës sonë për liri e barazi, Muzafer Xhaferit.

Sot nderojmë të gjithë ato bij e bija që iu përgjigjen thirrjes së atdheut dhe nuk kursyen as jetën e tyre për drejtësi dhe dinjitet kombëtar! Jehona e amanetit të tyre nuk shuhet kurrë mes nesh, është thirrje e përhershme bashkimi në veprim për përparimin e kombit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët! LAVDI!🇦🇱

Të ngjajshme

Të fundit