Në emisionin Klan Debat, i ftuar njëri nga krerët e grupit të të pakënaqurve brenda BDI-së, Blerim Bexheti, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në kët parti. Bexheti ka deklaruar se ata si grup nuk kanë asgjë kundër partisë dhe liderit të saj, Ali Ahmeti.
“Jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë me qytetarët në çdo vend… E vërteta është që pas dy mbledhjeve të kryesisë u ndërpre debati”, deklaroi mes tjerash Bexheti./KlanMacedonia
