7.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Haradinaj: Kujtimi për të rënët e UÇPMB-së është i përhershëm

25 vjet më parë, UÇPMB-ja nisi përpjekjet e saj për liri, duke u bërë kështu dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre.

Kështu të paktën shprehet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve, teksa shton se kujtimi për të rënët është i përhershëm.

“UÇPMB, që sot njëzetepesë vjet nisi përpjekjen për liri, është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve, për të mbrojtur vendin e qenësinë e tyre.  Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve. I përhershëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook”.

Të ngjajshme

Të fundit