4.8 C
Skopje
E enjte, 24 Tetor, 2024

Havier Kolomina, zyrtar i NATO-s sot viziton RMV-në

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë së NATO-s dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Havier Kolomina, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Temat e takimit do të jenë sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në kontekst të agresionit ushtarak rus, si dhe situatën komplekse në Lindjen e Mesme

Pas takimit do të ketë konferencë për media me fillim nga ora 11:15.
Tema të ngjashme u diskutuan edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, i cili u mbajtë më 1 nëntor.

Për sa i përket situatës së sigurisë në vend, u vlerësua se është stabile dhe se nuk ka të dhëna për rrezikim të mundshëm të saj.

Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është në koordinim të rregullt me ​​Aleancën dhe aleatët lidhur me aktivitetet e ndërmarra për forcimin e sigurisë në zonën euroatlantike.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u konstatua nevoja që institucionet kompetente të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të përgatisin skenarë të mundshëm sipas zhvillimit të ngjarjeve, me qëllim të ndërmarrjes në kohë të masave dhe aktiviteteve në kompetencë të tyre.

Të ngjajshme

Të fundit