23.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Ilir Meta sot është paraqitur në SPAK

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë është thirrur nga SPAK, Meta tha shkurtimisht se është thirrur për një ‘telenovelë që është gjykuar nja dy herë’, referuar aferës CEZ-DIA.

Kreu i PL tha se çështja është rihapur nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar për dhunë në familje dhe për shpifje.

Për telenovelën CEZ-DIA… meqenëse jeni lajmëruar herët edhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë. Është rihapur për rastin konkret në dhjetor të viti 2019 nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar dy herë për shpifje dhe është dënuar edhe njëherë nga gjykata për dhunë në familje. Faleminderit”- tha Meta.

 

Burimi Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit