2.8 C
Skopje
E premte, 2 Janar, 2026

Hetuesja policore në Suedi akuzohet se mashtronte për t’i zgjatë pushimet në Kosovë!

Një hetuese policore në Suedi ka përfunduar në gjykatë pasi dyshohet se kishte mashtruar për pushime shëndetësore në mënyrë që t’ia zgjaste pushimet e verës në Kosovë.

Këtë dyshohet se e ka bërë tri vjet rresht.

Hetimet në Stokholm nisën kur u vu re se numri i policëve që po kërkonin pushim shëndetësor gjatë verës u rrit ndjeshëm. Hetimet çuan në zbulimin e një rasti, në të cilin një hetuese po merrte pushimin shëndetësor pikërisht në ditën kur duhej të kthehej nga pushimi vjetor.

E punonjësja me rrënjë shqiptare në gjykatë ka thënë se ka qenë e sëmurë dhe se kryesisht problemet lidheshin çrregullime të shëndetit mendor për kthim në punë.

“Më vjen keq për akuzën sepse kam etikë të lartë pune. Në historinë time të punës, nuk kam marrë kurrë pushim shëndetësor për një vit të plotë”, ka thënë ajo e pyetur nga autoritetet. “Keni të drejtë të sëmureni kudo që jeni. Nëse jam e sëmurë, jam e sëmurë”.

Hetimet kanë treguar se të gjitha fluturimet për pushime më 2023, 2024 dhe 2025 ishin rezervuar pas ditës kur veçse duhej të kthehej në punë. Për ditët e pushimit shëndetësor ajo ishte paguar rreth 17 mijë krona suedeze (1571 euro).

Tani ajo akuzohet për mashtrim dhe deklarim të rremë. Ajo rrezikon deri në gjashtë muaj burgim.

Mediat në Suedi kanë shfaqur video të polices, që gjatë ditëve kur duhej të ishte në punë ishte në Prizren.

Sipas rregullave në Suedi, një punëtori i lejohen shtatë ditë pushimi shëndetësor pa pasur nevojë për dëshmi nga mjeku. Vetëm në ditën e tetë i kërkohet një dokument shëndetësor.

Të ngjajshme

Të fundit