14.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

“Hipokrizi politike”, Bujar Osmani sulmon VLEN për ndryshim qëndrimesh ndaj Ballkanit të Hapur

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga radhët e BDI-së nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka pyetur koalicionin VLEN se a po e shijojnë verën në Beograd?

Osmani thekson se VLEN ka pasur akuza kundër “Ballkanit të Hapur” ndërsa tani, siç thekson Osmani po shijojnë verërat e Ballkanit të Hapur në Beograd.

Statusi i plotë i Bujar Osmani:

E mbani mend zjarrin që dilte nga gojët e VREDI vetëm para disa muajsh kundër meje, kundër nesh, për Ballkanin e Hapur?

E gjithë ekzistenca e tyre politike dukej sikur ndërrtohej mbi këtë temë.

E sot, i sheh duke shijuar verërat e Ballkanit të Hapur në Beograd.

Çka janë këta njerëz?

Çka është kjo politikë ku nuk ka as etikën më bazike?

E di që politika jo rrallë herë eshtë e pandershme, por këta kanë shpikur nivele të reja të mashtrimit, hipokrizisë, dhe manipulimit.

Kjo nuk është politikë – është një teatër i shëmtuar i manipulimit.

Të ngjajshme

Të fundit