25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Hiseni: Përfaqësues legjitim i shqiptarëve është koalicioni VLEN

Fari Hiseni nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se përfaqësues legjitim i shqiptarëve është VLEN-i. Hiseni thotë se Fronti Europian me komunitetet pakicë ishte në garë me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, dhe nuk ishte opsion kombëtar.

“Kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët ne në vazhdimësi edhe gjatë fushatës zgjedhore e kemi potencuar se jemi i vetmi opsion kombëtar, këtë rast i bie që koalicioni VLEN ishte në garë e vetme te kampi shqiptar. Fronti Europian kishte vota shqiptare mirëpo nuk ishin të vetmet votat shqiptare te Fronti Europian. Fronti Europian e dimë shumë mirë se ishte në koalicion pothuajse me të gjitha komunitetet më të vogla në RMV, dhe ajo radhitet si parti e dytë momentalisht sa i përket mandateve, si e tretë sa i përket votave të marra, domethënë BDI-ja ishte në garë në zgjedhje me atë strukturë, ishte në garë të drejtpërdrejtë me VMRO-DPMNE-në dhe me LSDM-në për arsye se e bënte një garë të tillë ndërsa ne si opsion i vetëm te kampi shqiptar nuk ka se si të mos jemi fitues”, tha Hiseni.

Të ngjajshme

Të fundit