2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Homazhe dhe kujtesë kombëtare, Kosova nderon Ibrahim Rugovën

Sot bëhen 19 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në nder të tij, sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh përkujtimore.

Sipas njoftimit të Presidencës, homazhet do të nisin në orën 09:00 tek varri i presidentit Rugova në Velani, ku presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë do të bëjnë nderimet e tyre.

Në orën 11:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore, e pasuar nga hapja e një ekspozite fotografike kushtuar Rugovës, nga fotografi Hazir Reka.

Aktivitetet përmbyllen në orën 12:00 me promovimin e librit të ri të Fondacionit “Ibrahim Rugova,” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova prijësi intelektual,” ku do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të ngjajshme

Të fundit