-0.2 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Hong-Kong: 151 viktima dhe mbi 30 të zhdukur në zjarrin e 26 nëntorit

Deri në orën 16:00 të së hënës, zjarri që ra të mërkurën e kaluar në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës, ka shkaktuar 151 viktima dhe mbi 30 të tjerë të raportuar të zhdukur. Lajmi u bë i ditur të hënën në një konferencë shtypi të organizuar nga qeveria e rajonit.

Pala policore e Hong-Kongut njoftoi se kishte mbaruar kërkimet në pesë godina të prekura. Sipas ritmit aktual, puna e kërkimit dhe e mbledhjes së dëshmive pritet të përfundojë brenda tre javësh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Chan Kwok-ki, sekretari i përgjithshëm i Administratës deklaroi që hetimet e deritanishme zbuluan disa zona në katër godina të djegura, të cilat nuk përmbushnin standardet e sigurisë kundër zjarrit.

Siç mësohet, 12 persona janë arrestuar si të dyshuar për marrje ryshfeti dhe 13 të tjerë për krim me vrasje pa paramendim.

Të mërkurën e kaluar më 26 nëntor, një zjarr masiv ra në kompleksin e banimit Wang Fuk Court të Hong-Kongut, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje të rënda.

Të ngjajshme

Të fundit