34.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Gusht, 2026

Hoxha: Investime të reja kapitale për Dojranin, fokus te mbrojtja e burimeve natyrore

Sot, bashkë me zëvendësministren Ane Lashkoska, pritëm në takim kryetarin e komunës së Dojranit, Ilija Tentov.
Në takim biseduam për dinamikën e realizimit të projekteve aktuale, si dhe për planifikimin e investimeve të reja kapitale në komunë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen afatgjatë të burimeve natyrore dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale për të gjithë banorët dhe vizitorët e Dojranit.
Me projektet kapitale në Dojran po i ndërtojmë themelet e transformimit të gjelbër në të gjithë vendin.