E lexova kumtesën e sotme të vlen-it, ku me një gjuhë të ulët dhe fyese i drejtohen Ali Ahmetit.
Menjëherë më ra në sy diçka, ky lloj komunikimi nuk ka qenë pjesë e diskursit politik mes partive shqiptare. Ka qenë karakteristikë e përplasjeve mes partive maqedonase.
Vlen-i po maqedonizon gjithçka që duhet të jetë edhe e jona: institucionet, përfaqësimin, vendimmarrjen, hapësirën publike. Tani po maqedonizon edhe diskursin politik shqiptar.
Kur komunikatat ua shkruan një ish-deputet i VMRO-së, i njohur për gjuhën e tij kundër shqiptarëve, rezultati është i pritshëm.
Ai po e importon brenda politikës shqiptare kulturën e fyerjes, përbuzjes dhe urrejtjes që shqiptarët kishin arritur ta mbanin jashtë raporteve ndërmjet tyre.
Mund të kemi dallime të thella politike, mund të përplasemi për ide, përgjegjësi dhe rezultate. Megjithatë, dinjiteti në komunikim ka qenë një standard i vendosur mes shqiptarëve.
Vlen-i po e rrënon edhe këtë standard, po na tjetërson deri edhe mënyrën se si flasim me njëri-tjetrin.




