Ministri i Mjedisit, Muamet Hoxha, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Igor Nikoski, ku ka theksuar nevojën për angazhim të plotë në planifikimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen rigoroze të politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve, informon POPULLI.mk
Gjatë takimit, ministri Hoxha ka vënë theksin në rritjen e gatishmërisë institucionale, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimin konsekuent të rregullativës ligjore dhe standardeve ekologjike.
Sipas tij, mbrojtja e mjedisit dhe shëndeti i qytetarëve mbeten prioritet i qëndrueshëm i angazhimit institucional, duke kërkuar koordinim më të fortë dhe përgjegjësi më të madhe nga të gjitha institucionet përkatëse. / © POPULLI.mk
