7.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Hoxha: Nuk mundet Izet Mexhiti të bëhet “lider” i opozitës

Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së në intervistën e dhënë për Populli.mk ka folur rreth daljes së Izet Mexhitit nga BDI-ja dhe siq e quan Hoxha nuk mund të bëhet “lider” i opozitës, informon POPULLI.mk

ARJANIT HOXHA: “Absolutisht vlerësimi i saktë dhe i drejtë në atë kohë që e kam thënë edhe nga perspektiva e sotme kohore. Në atë kohë kur e kemi biseduar për këto lëvizje dhe këto çështje janë deklaruar të gjitha mundësitë politike që formacioni politik i z.Mexhiti hala sot e kësaj dite është me dyshime se për cilët veprimtari apo për cilët opsione politike është duke punuar. Është absurdi i kohës që një opsion i cili del nga BDI-ja, që ka bërë betejë brenda BDI-së jo për të ndryshuar proceset por për të ndryshuar individët, sot del në opozitë dhe bëhet lider kryesor i opozitës dhe prandaj them që kjo nuk është opozitë e mirëfilltë por është një opozitë interesi, që ashtu si janë bashkuar për interesa të caktuara tash besoj që shumë shpejtë edhe për të njëjtat interesa do t’i ndajnë rrugët.”

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit