7.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Hoxha: Sot nis përgjegjësia ime si Ministër i Mjedisit

Sot nis mandati im si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky emërim përfaqëson një përgjegjësi të lartë institucionale dhe një obligim të qartë për të shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Mbrojtja e ambientit jetësor është çështje strategjike që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin publik, zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësinë e jetës. Andaj, angazhimi im do të fokusohet në forcimin e politikave mjedisore, zbatimin rigoroz të ligjit dhe rritjen e përgjegjshmërisë institucionale.

Shpreh mirënjohje për besimin e dhënë dhe mbështetjen. Ky besim do të justifikohet me punë, vendimmarrje të bazuar në ligj dhe rezultate të matshme.

Të ngjajshme

Të fundit