25.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

Hoze Murinjo arrin marrëveshje me kombëtaren e Portugalisë?!

Hoze Murino po largohet nga Fenerbahçe në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka gjetur vendin e ri të punës. Siç raportojnë mediat në Turqi (Haberturk), Murinjo ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Portugalisë.

Hoze pritet të emërohet trajner i Portugalisë pas ndeshjeve finale të Ligës së Kombeve.

Portugezi ka kontratë me ekipin e Fenerbahçes, por raportohet se do të largohet me marrëveshje të dyanshme, që do të thotë se Portugalia s’duhet të paguajë për lirimin e tij.

Kujtojmë se Portugalia është në gjysmëfinale të Ligës së Kombëve dhe në qershor luan ndaj Gjermanisë. Kurse në fazën e grupeve të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, është në grupt me: Irlandën, Armeninë dhe Hungarinë./Indeksonline/

Të ngjajshme

Të fundit