9.8 C
Skopje
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Ibrahimi: Opozita veproi drejt që nuk e votoi Talat Xhaferin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi , në një intervistë për Alsat, ka lavdëruar deputetët e opozitës shqiptare, të cilët një ditë më parë nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit ku u votua Qeveria teknike dhe Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër teknik.

“Shumë mirë kanë bërë për shkak se është farsë, është lojë. Bile këtë lojë të madhe u munduan shumë mediume dhe gazetarë nga jashtë për t’i krijuar një pozicion kinse është duke ndodhur një ngjarje historike këtu tek ne me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër. Në fakt është një hiç gjë siç e thash, kur para 8 viteve u zgjodh kryetar i kuvendit në të njëjtën formë thanë se është ngjarje historike , por pozicioni i shqiptarëve ka shkuar mbrapa”, tha Orhan Ibrahimi në intervistë për Alsat.

Të ngjajshme

Të fundit