35.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

Ibrahimi: VLEN nuk është kalkulator pushteti, por përmbysje e një regj’imi të kalbur!

Njëri nga eksponentët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka theksuar se ky koalicion nuk është një mjet për llogaritje pushteti, por një përmbysje e regjimit që ka keqpërdorur shqiptarët për 22 vite, informon POPULLI.mk

“Ideja e ngritjes së VLEN-it ka qenë dhe mbetet rrënimi i një sistemi të kalbur dhe zëvendësimi i tij me një sistem të ri, pa korrupsion dhe me një vizion të ri për përfaqësimin. Nuk jemi këtu për të llogaritur mënyrën e përfitimit të pushtetit, por për të ndryshuar sistemin,” ka deklaruar Ibrahimi.

Ai ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë dhënë votën e tyre për këtë ndryshim dhe se në zgjedhjet e ardhshme beteja do të vazhdojë me të njëjtin qëllim. “VLEN është ideja që VLEN,” përfundoi ai. / © POPULLI.mk