Komuna e Haraçinës po zhvillon një dinamikë të lartë ndërtimi, me 12 projekte infrastrukturore që janë aktualisht në realizim në territoret e saj, informon POPULLI.mk
Kryetari i komunës, Ridvan Ibraimi, ka bërë të ditur se shumë investime po zbatohen në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës lokale, ndërsa në ditët në vijim pritet të fillojnë edhe tre projekte të tjera.
“Nuk duam të flasim shumë, sepse puna flet vetë,” ka deklaruar Ibrahimi, duke theksuar se këto projekte financohen nga Banka Botërore, fondet IPA, buxheti shtetëror dhe vetë buxheti i Komunës së Haraçinës.
Projektet kryesore në realizim:
🔹 Sistemi i ri i ujësjellësit në Rrugën 1
🔹 Kanalizim atmosferik dhe trotuar në Rrugën 10
🔹 Kanalizim atmosferik në Rrugën 14
🔹 Rregullim i hortikulturës dhe shteg për këmbësorë në Rrugën 18
🔹 Ndërtimi i kanalizimit fekal në disa krahë të Rrugës 10 dhe Rrugës 1
🔹 Ndërtimi i qendrës për selektim të mbeturinave, e para në nivel republikan
🔹 Ndërtimi i kanalit të ujërave atmosferikë
🔹 Rrethoja e shkollës “Bajram Shabani” në Grushinë, me ndërtimin e parterit në vijim
🔹 Parteri dhe fusha e sportit për shkollën e vendbanimit Orllancë
Kryetari Ibrahimi ka shtuar se viti 2025 do të jetë një vit transformimi për Haraçinën. “Jemi të vendosur që këtë vit ta shndërrojmë Haraçinën në kantier ndërtimi si asnjëherë më parë,” ka theksuar ai.
Përkushtimi për zhvillim dhe përmirësimin e kushteve jetësore në komunë po konkretizohet me veprime, duke i dhënë një pamje të re infrastrukturës lokale dhe duke përmbushur nevojat e qytetarëve. / © POPULLI.mk