16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Icardi te Juventusi? Wanda Nara ndez thashethemet me veprimin e fundit

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka ndezur spekulimet për transferimin e argjentinasit duke publikuar një foto në Instagram me tuta të Juventusit.

Agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, ka befasuar ndjekësit e saj në Instagram me disa ‘story’ ku shihet e veshur me tuta me logon e Juventusit.

Ajo e bëri këtë para dhe pas xhirimeve të një reklame në Turqi së bashku me bashkëshortin e tij, një ish-kapiten i Interit.

Icardi ishte lidhur prej kohësh me një lëvizje te Juventus para se të bashkohej me PSG nga Interi në vitin 2019.

Sulmuesi argjentinas aktualisht është nën kontratë me Galatasaray ku ka shënuar 24 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, në afatin kalimtar të verës mund të kemi ndonjë lëvizje pasi Icardi është një emër shumë i pëlqyer nga klubet italiane.

Të ngjajshme

Të fundit