Pas vetëm pak minutash lojë në Çair, në ndeshjen mes Shkupit dhe Shkëndijës në 1/4 e finales së Kupës, ndeshja u ndërpre. Në minutën e 9-të kur Dashmir Elezi shënoi gol për Shkëndijën dhe me mënyrën e festimit të golit ka provokuar tifozët vendas, ndodhi kaos në stadiumin e Çairit. Disa nga tifozët u futën në fushë, ku edhe kishte skena të padëshiruar. Me shpejtësi ka reaguar edhe policia, ndërsa për momentin ndeshja është ndërprerë ndërsa futbollistët e Shkëndijës janë futur në dhomat e zhveshjesh.