18.8 C
Skopje
E diel, 19 Maj, 2024

Ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Shumica nuk i ka numrat

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se ndryshimet kushtetuese, respektivisht futja e bullgarëve në Kushtetutë duhet të ndodhë për shkak të interesit që të vazhdojë procesi euro-integrues i vendit. Xhaferi tha se asnjë parti politike në vend në mënyrë deklarative nuk është kundër kësaj.

“Gjithë deputetët dhe subjektet politike në Parlament duhet të shohin punën e ndryshimeve kushtetuese si diçka që është në interes të vendit dhe të qytetarëve për faktin që edhe në mënyrë deklarative nuk kanë askush kundërshtim që një apo disa bashkësi tjera të qytetareve duhet të futen në Kushtetutë”, tha Xhaferi.

Xhaferi theksoi se shumica parlamentare nuk mund të thotë se ka 80 deputetë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Në këtë moment numrat janë ato që janë, shumica parlamentare nuk mund të thotë që ka numrat e duhur për ndryshimet kushtetuese. Unë pres që grupet parlamentare të reflektojnë”, pohoi Xhaferi.

Të ngjajshme

Të fundit