9.8 C
Skopje
E premte, 20 Mars, 2026

Integrimi Evropian – Shqipëria hyn në grupkapitullin e dytë të negociatave

Shqipëria ka hapur grupkapitullin e dytë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me ç’rast presidenti Bajram Begaj e quajti hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit.

Ai ka thënë se duhet të vazhdohet përpara me përkushtim e përgjegjësi.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Të ngjajshme

Të fundit