-5.2 C
Skopje
E diel, 5 Janar, 2025

Iseni: Tragjedia në Rashçe-Saraj na ka goditur të gjithëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas aksidentit tragjik në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbi jetën një familje e tërë, duke mbijetuar vetëm një fëmijë 5-vjeçar, informon POPULLI.mk

“Jam thellësisht i trishtuar për lajmin e hidhur dhe të papritur të aksidentit. Aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbën jetën një familje e tërë, na ka goditur rëndë shpirtërisht gjithë secilin prej nesh”, ka deklaruar Iseni.

Ai ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët, duke theksuar dhimbjen që ka përfshirë të gjithë komunitetin. “Familjarëve në këto çaste të vështira u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe lusim Zotin që t’ua lehtësojë këtë vështirësi”, ka përfunduar Iseni.

Tragjedia ka lënë pas një dhimbje të thellë në opinionin publik, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit