8.8 C
Skopje
E martë, 11 Shkurt, 2025

Zekolli Shaqiri: Hapet rruga ekspres Stracin-Kriva Pallankë, një arterie e re për zhvillimin rajonal

Sot u bë hapja zyrtare e rrugës ekspres Stracin–Kriva Pallankë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e lidhjeve rajonale dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Bullgarinë. Në ceremoni ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për zhvillimin e vendit, informon POPULLI.mk

“Kjo rrugë ekspres krijon një arterie kryesore që lidh lindjen me Shkupin dhe një urë të re komunikimi me Bullgarinë. Në gjashtë muajt e fundit, si qeveri, kemi punuar me përkushtim për ta bërë realitet këtë projekt të rëndësishëm”, tha Zekolli Shaqiri.

Projekti konsiderohet një hap i madh drejt zhvillimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të qasjes rajonale, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Hapja e rrugës Stracin–Kriva Pallankë është një tjetër dëshmi e angazhimit qeveritar për investime strategjike që ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit