3.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Ismaili: Nuk pajtohem me deklaratën e Lushtakut për “ngrehje zhag” të Kurtit

Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës, tha në Pressing në T7 se votuesit duhet votuar për “atë që është më e mira për qytetin”, e jo sipas logos së një partie.

Derisa po fliste, ai u pyet nga analisti Dibran Hoxha për deklaratën e Sami Lushtakut “Albin Kurtin duhet me ngreh Zhag”, citoi Hoxha – Lushtakun, për çka Ismaili deklaroi se nuk pajtohet me Lushtakun.

“Mendoj që deklarata e z.Lushtaku për ngrehje zhag ka qenë deklaratë e gabuar dhe unë nuk pajtohem me të. Nuk është një deklaratë që konsideroj që është e drejtë. Kushdoqoftë ai, edhe nëse është kryeministër apo kushdo tjetër. Kur po them që unë po e përfaqësoj një mendësi, konsideroj që jam ne gjendje me mbajtë mendimin tim si brenda edhe jashtë partisë. Nuk e kam atë telashe, me mbajtë mendimin”, tha Ismaili në Pressing

Të ngjajshme

Të fundit