14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Izet Mexhiti dhe Xhelal Sveçla takohen në kufirin e Bllacës për lehtësimin e kalimit kufitar

Sot në kufirin e Bllacës do të takohen përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton TV21.

Takimi që do të mbahet me fillim prej orës 13:00, pritet të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovosë, Xhelal Sveçla.

Qëllimi i takimit është të vizitohet pika kufitare Bllacë në Maqedoninë e Veriut, që të shihet zbatimi i sistemit “One Stop Shop”.

 

 

Burimi/TV21

Të ngjajshme

Të fundit