13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Izet Mexhiti: Restaurimi i “Shengyl Hamamit” do ta kthejë Çairin në qendër...

Izet Mexhiti: Restaurimi i “Shengyl Hamamit” do ta kthejë Çairin në qendër kulturore të Shkupit

0
100

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e investimeve në ruajtjen dhe zhvillimin e institucioneve kulturore dhe historike, duke i cilësuar ato si bazë për ndërtimin e një shoqërie dhe edukimin e saj.

“Pa kujdes për trashëgiminë tonë, nuk mund të projektojmë të ardhmen”, u shpreh Mexhiti, duke prezantuar projektin e restaurimit të monumentit të çmuar të arkitekturës osmane në Shkup, “Shengyl Hamami”.

Ky objekt historik, i cili mbart vlera të veçanta për identitetin dhe trashëgiminë kulturore, do të restaurohet dhe ri-destinohet si qendër bashkëkohore kulturore. Pas rikonstruksionit, në hapësirat e tij do të zhvillohen aktivitete të ndryshme të artit, muzikës, letërsisë dhe krijimtarisë.

“Shengyl Hamami” do të kenë seli edhe Shoqata “Yeni Yol”, e cila mbi shtatë dekada ka ruajtur kulturën dhe gjuhën turke, si dhe Shoqata “Lilian”, një ndër shtyllat e kulturës boshnjake në vend për më shumë se një dekadë.

“Ky monument do të shndërrohet në hapësirë ku takohen brezat, idetë dhe kulturat. Ky është vizioni ynë: të forcojmë identitetin kulturor, të gjallërojmë Çarshinë dhe ta pozicionojmë Çairin si qendër urbane dhe kulturore të rëndësishme për gjithë qytetin”, theksoi Mexhiti.