Kreu i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka takuar Qerim Aliun, babain e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujdin Aliu. Në këtë takim, Mexhiti ka theksuar rëndësinë e përkujtesës së dëshmorëve dhe sakrificës së tyre për lirinë.
“Takimi me babë Qerimin është një moment frymëzimi, sepse ai edhe sot rrezaton dashuri për kombin tonë, të cilit ia fali djalin e tij në lule të rinisë. Këshillat dhe sugjerimet e tij pasqyrojnë ëndrrat e brezave për një jetë në liri dhe mirëqenie. Mbi të gjitha, fjalët e tij na mësojnë se si duhet atdheu”, ka shkruar Mexhiti.
Ai shtoi se babë Qerimi mbetet një simbol i forcës dhe qëndresës, duke rikujtuar se liria është paguar shtrenjtë. “Çdo ditë të jetës, sot, nesër e përgjithmonë, duhet të kujtojmë veprën e heroit Mujdin Aliu, djalit nga Tetova që u bë lulja e Koshares,” përfundoi Mexhiti.