Katër ndeshjet e “play off” në Champions League, prodhuan surpriza të mëdha sa i përket rezultateve.
Bayern Munich bëri detyrën ndaj Celtic në Skoci, duke fituar 2-1.
Olise zhbllokoi rezultatin më minutën e 44-t, ndërsa Kane dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Goli i Maeda në minutën e 79-të i dha shpresë vendasve, por kualifikimi në sfidën e kthimit në Gjermani duket mision i vështirë.
Milani u mposht minimalisht nga Feyenoord, në Holandë. Përballje e vështirë për kuqezinjtë, që hasën pengesën.
Goli i vetëm u shënua nga Paixaio në minutën e 3-të. Sulmuesi përfitoi nga një gafë e portierit Maignan për ta ndalur topin në rrjetë. Milani do të kërkojë përmbysjen në sfidën e kthimit në Itali, për tu kualifikuar më tej.
Fitore minimale regjistroi edhe Benfica në transfertë ndaj Monaco. Portugezët iu falën golit të Pavlidis.
Më herët, Atalanta u mund me rezultatin 2-1 nga Club Brugge. Fitore me polemika për gjykimin, për penalltinë e belgëve, që solli golin e dytë dhe të fitores.
Sfida e kthimit do të luhet në Bergamo pas një jave.