Izet Mexhiti, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e radhës në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, informon POPULLI.mk
Në reagimin e tij, Mexhiti e ka cilësuar rezultatin si një lajm të mirë që vjen nga Kosova, duke theksuar se kjo fitore është edhe më e madhe se ajo e zgjedhjeve të kaluara.
Ai vlerësoi gjithashtu procesin zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet e zhvilluara sot e rikonfirmojnë se Kosova ka ndërtuar një traditë të mirëfilltë demokratike, me garë të drejtë dhe fer ndërmjet subjekteve politike.
“Është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot e rikonfirmojnë se Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike”, ka shkruar Mexhiti.
Në fund, ai i ka dërguar përgëzime Kurtit nga Shkupi, duke i uruar suksese të mëtejshme në udhëheqjen e institucioneve të Kosovës. / © POPULLI.mk
