13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Izet Mexhiti viziton familjen Agushi në Haraçinë, nderon dëshmorin Muzafer Agushi

Izet Mexhiti viziton familjen Agushi në Haraçinë, nderon dëshmorin Muzafer Agushi

0
91

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një vizitë në Haraçinë, ku ka qëndruar në konakun e familjes së njohur Agushi, e shquar për sakrificën dhe patriotizmin, informon POPULLI.mk

Gjatë vizitës, Mexhiti ka kujtuar veprën e dëshmorit Muzafer Agushi, i cili dha jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

“Biseda me vëllain e dëshmorit, Idaverin, dhe familjarët e tij ishte e sinqertë, vëllazërore e frymëzuese. Në këtë konak të atdhedashurisë fjala ka tjetër peshë e nderimi është i pashoq, sepse Muzaferi dha jetën për lirinë e dinjitetin e popullit tonë”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se respekti për dëshmorët mbetet një obligim moral dhe kombëtar, duke shtuar: “Respekti për dëshmorët e vatanit është detyrë e përditshme. Lavdi Muzafer Agushit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”. / © POPULLI.mk