Ushtria izraelite të martën ka konfirmuar se ka kryer sulm në Bejrut (kryeqytetin e Libanit), që si objektiv ka pasur komandantin e Hezbollahut, të cilin Izraeli e konsideron përgjegjës për sulmin në Golan të shtunën, shkruan BBC.
Rreth 12 fëmijë dhe të rinj u vranë nga një sulm me raketë teksa luanin futboll në Golanin e pushtuar nga Izraeli.
Forcat ajrore izraelite kanë fajësuar grupin militant të mbështetur nga Irani për sulmin e së shtunës në qytetin Druze të Majdal Shamsit, por Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje.
Ende nuk dihen dëmet nga sulmi në Bejrut.
