14.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Izraeli thotë se 50 kamionë ndihma janë lejuar në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka thënë se 50 kamionë që transportonin furnizime humanitare janë lejuar të hyjnë sot në veri të Gazës.

Sipas COGAT (Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Territore), dorëzimi është urdhëruar nga ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka thënë se asnjë ushqim nuk ka hyrë në veri të Gazës në dy javët e para të këtij muaji.

Por, mbrëmë ShBA tha se vendi ka 30 ditë për të lejuar të paktën 350 kamionë në ditë të hyjnë në Gaza përmes të katër kalimeve kryesore, ose rrezikon të humbasë mbështetjen ushtarake.

Të ngjajshme

Të fundit