Ovidio Guzman, djali i bosit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzman, u arrestua në veri të Meksikës të enjten, sipas mediave lokale.
Guzman ishte kapur nga policia federale një herë më parë në vitin 2019, por ai u lirua vetëm disa orë më vonë nga frika se burgosja e tij do të çonte në më shumë dhunë.
Megjithëse presidenti Andres Manuel Lopez Obrador në atë kohë shprehu mbështetje për vendimin, ai u konsiderua një pengesë e turpshme në luftën e Meksikës kundër karteleve.
Sërish, si në vitin 2019 karteli që udhëheq Ovidio Guzman i ka shpallur luftë shtetit duke i vënë flakën makinave rrugës dhe duke u konfrontuar me autoritet meksikane.