Vera Ora, nëna e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora e cila është kthyer në një yll të muzikës botërore, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Rita ishte duke performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged, kur iu hodh nga fansat një flamur i Serbisë.
Këngëtarja e mori flamuri dhe e vendosi në krah, gjest që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
“Rita, M’fal të kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar nëna e Rita Orës, e cila duket se e ka qortuar këngëtare.
