14.8 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Ja sa do të mungojë Daku

Mirlind Daku mbrëm ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Çekisë, ku Shqipëria fitoi me rezultat 3-0.

Sulmuesi kuqezi ka pasur tërheqje muskulore dhe do të mungojë së paku për dy javë.

25-vjeçari pati një paraqitje të mirë ndaj Çekisë, ku asistoi për Taulant Seferin te goli i tretë.

Daku ditën e sotme është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Shqipërisë duke humbur miqësoren me Bullgarinë.

Të ngjajshme

Të fundit