Jasir Asani, sulmuesi i kombëtares shqiptare që ka çuar peshë zemrat e kuqezinjve duke shkëlqyer në fushën e blertë, është parë së fundmi në shoqërinë e këngëtares Samanta Karavella.
Dyshja është e ulur në një tavolinë, teksa Asani duket i fokusuar në atë çfarë po diskuton me këngëtaren, të shoqëruar edhe nga menaxheri i kësaj të fundit.
Në fotografinë e shpërndarë nga vetë këngëtarja, Samanta ka vendosur një emoji duke trokitur dy gota.
Nuk dihet nëse ky është fillimi i një shoqërie të re, apo janë duke planifikuar ndonjë projekt në fushën e artit.
Kujtojmë që Samanta u bë e njohur gjerësisht për publikun shqiptar në rininë e saj te “Ethet e së Premtes”, ndërsa futbollisti 28-vjeçar që po shkëlqen në çdo ndeshje me kombëtaren, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishme evropiane.
