29.6 C
Skopje
E martë, 30 Qershor, 2026

Jeton Shasivari, Agon Ferati dhe Sedat Sulejmani drejt posteve ministrore?

Në mbrëmje pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, zyrtarisht do të shpallet ristrukturimi i Qeverisë.

Tashmë është bërë e ditur se VLEN do të udhëheq me tre ministri të reja, atë të Drejtësisë, Kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.Por kush do të jenë ministrat e rinj? TV21 jozyrtarisht mëson se Jeton Shasivari do të propozohet për ministër të drejtësisë. I pyetur për këtë e emër, bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti nuk e mohoi.

“E para mund të vlerësojmë se është prej profesionistëve më të mirë të fushës së drejtësisë në vend, është gjeneratë e re, është akademik i shkëlqyer, në asnjë rast nuk ka pasur ambicie për në ekzekutiv, as nuk e kemi biseduar, por me vetë faktin që kur merret Ministria e Drejtësisë menjëherë edhe analistët edhe njerëz prej anash mendojnë se cili do të bëhet dhe normal që shohin njerëz të fushës dhe këtu ka dalë emri i Jeton Shasivarit, prandaj nuk është kërkesë e tij, nuk ka diçka konkrete, por a është njeri i fushës dhe i atij dikasteri, po”, u shpreh bashkëkryetari i VLEN Izet Mexhiti.

Emri tjetër për ministër të ri përmendet Agon Ferati, i cili mund të propozohet për Ministrinë për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

“Ka, por nuk është mbyllur. Unë nëse flas mund t’i dëmtoj bisedimet. Është çështje diskutimesh, analizash, prandaj nuk dua t’i dëmtoj këto, por edhe ai është figurë që brenda VLEN-it ia vlen të ketë shans”, shtoi bashkëkryetari i VLEN Izet Mexhiti.

Për ministër të Kulturës flitet se do të jetë Sedat Sulejmani, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit.
Për këto digastere VLEN hoqi dorë nga shëndetësia, politika sociale dhe posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë.
Përveç këtyre, ndryshime pritet të ketë edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Bujqësisë.