29.6 C
Skopje
E martë, 30 Qershor, 2026

Selami: Kërkuat vota për mbylljen e kazinove, sot votoni vetëm dislokimin

Kërkuat votën e qytetarëve për mbylljen e kazinove, bastoreve, kredive të shpejta jo për dislokimin e tyre apo largimin vetëm 500 metra nga Shkollat!
Ky është mashtrim ndaj qytetarëve. Ligjin për lojërat e fatit, të cilin dikur e bllokonit, sot e votoni!
Mos luani me besimin e popullit!!
Të gjithë ju që keni marrë votën e qytetarëve (DEPUTET) bëhuni bashkë dhe mbyllini njëherë e përgjithmonë lojërat e fatit!
Shqipëria dhe Kosova e ndërmorën këtë hap dhe nuk u shemb buxheti i shtetit!
MBYLLJE TË LOJËRAVE TË FATIT, JO DISLOKIM!!