Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit.
Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.
Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup.
Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt do hapet tenderimi që të nisin punimet, dhe Sheshi “Skënderbeu” të marrë formën që e meriton.




